'Zonja e hekurt' mban fjalimin e lamtumirës, Merkel ‘zgjedh’ pasardhësin e denjë të saj

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 18:17
'Zonja e hekurt' mban fjalimin e lamtumirës, Merkel ‘zgjedh’ pasardhësin e denjë të saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur sot fjalimin e saj të ‘lamtumirës’ disa ditë pas dorëheqjes së zgjedhjeve federale më 26 shtator.

Merkel i kërkoi publikut të votojë kandidatin e partisë së saj duke e cilësuar si të vetimin kandidat të denjë për të formuar qeverinë e aftë për të udhëhequr të ardhmen e vendit.

“Ajo që është në rrezik janë vendimet e vërteta ekonomike dhe të lidhura me taksat që do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë, numrin e vendeve të punës”, tha Merkel, duke shtuar se Armin Laschet i Unionit të saj Kristian Demokratik (CDU) ishte i vetmi kandidat i aftë për të formuar “Një qeveri e moderuar që do të udhëheqë vendin tonë në të ardhmen”.

Merkel kritikoi njëkohësiht edhe Scholz për përdorimin e termit “derrat e Guinesë” për të përshkruar njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19. Në një tubim fushate të shtunën, kandidati i SPD u kishte kërkuar njerëzve të pavaksinuar të merrnin dozat e vaksinave kundër virusit, duke thënë se “derrat e Guinesë” si ai, kishin dëshmuar se vaksinat ishin të sigurta.

“Asnjë prej nesh nuk është një “derr Guineje”, as Olaf Scholz as unë”, shtoi ajo në Bundestag.

Merkel, stili i qeverisjes së së cilës zakonisht e ka përfshirë atë duke u ngritur mbi grindjet e partive politike, tërhoqi tallje nga parlamentarë të tjerë për ndërhyrjen e saj partizane.

“Zot, sa bujë! Unë kam qenë anëtar i Bundestagut gjerman për më shumë se 30 vjet dhe ku duhet të diskutojmë çështje të tilla nëse jo këtu? Është zemra e demokracisë sonë”, është shprehur Merkel në mbyllje të fjalimit.

(Kosova Sot Online)