Kujdes! 500 euro false po qarkullojnë në Kosovë

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 09:36
Kujdes! 500 euro false po qarkullojnë në Kosovë

Paratë false po qarkullojnë me të madhe në Kosovë.

Një rast i tillë është raportuar edhe në Prishtinë, përderisa dje ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se disa persona kishin deponuar para në vlera të ndryshme.

Bëhet fjalë për një kartëmonedhë në vlerë 500€, tri kartëmonedha në vlerë nga 100€, tri kartëmonedha në vlerë nga 20 €, një kartëmonedhë në vlerë 10 €, dhe monedha metalike në vlera 1 dhe 2 € shuma e tyre rreth 67 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti vazhdon të hetohet, teksa nuk raportohet për të arrestuar. 

(Kosova Sot Online)