Mitrovicë: Arrestohet një 66 vjeçar për vjedhje, paratë dhe ari i kthehen pronares

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 09:40
 Mitrovicë: Arrestohet një 66 vjeçar për vjedhje, paratë dhe ari i kthehen pronares

Më datën 03.09.20212 është raportuar një rast vjedhje, në një nga qendrat tregtare në Mitrovicë, ku ankuesja ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte pasur një shumë me para të gatshme dhe një sasi të stolive të arit.

Në njoftimin për media thuhet se pas një pune hetimore me datën 07.09.2021, njësia e hetimeve të Stacionit Policor Jug Mitrovicë, ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin Sh.Th., 66 vjeçar, i cili pas intervistimit ka pranuar veprën dhe i janë konfiskuar të gjitha paratë dhe stolit e arit të raportuara nga ankuesja, e të cilat i janë kthyer ankueses në fjalë.Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Sh.Th. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)