Grenell zbulon detaje për marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA, tregon çfarë mendon Trump për Kosovën dhe Serbinë

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 09:51
Grenell zbulon detaje për marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA, tregon çfarë mendon Trump për Kosovën dhe Serbinë

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump, në një tekst autorial ka përshkruar bisedimet e zhvilluara në sallën ovale të Shtëpisë së Bardhë, para një viti në Uashington, transmeton “Alo”.

Presidenti Trump mblodhi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ish-kryeministrin Hoti për të bërë hapin e madh të zgjidhjes së konfliktit historik, shkruan ai në tekstin autorial.

Ky është teksti i plotë i Grenell:

Vizioni i Trump ishte që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet e veta ekonomike dhe të rivitalizojnë në tërësi Ballkanin. Trump besoi se konflikti ndikon në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik për të gjithë të përfshirët. Po ashtu besoi se strategjia e bisedave të vazhdueshme politike që udhëheqin evropianët nuk funksionon.

Për fat të keq të Ballkanit, administrata e Biden mori qëndrim të kundërt. Presidenti Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe të gjithë regjionin dhe vendosi se është më thjeshtë të mos përzihet. Ai nuk ka të dërguar presidencial, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë nuk ka shqyrtim apo plan për regjionin, nuk ka vizita të nivelit të lartë, as ardhje të liderëve të Ballkanit në SHBA.

Por, Biden në tërësi pranoi procesin e BE-së në Bruksel. BE tash është e obliguar për strategjinë e përtëritjes së Ballkanit dhe bisedimeve për normalizim dhe siç kemi parë nga ritmi i shqyrtimit për bashkëngjitje BE-së popujt e Ballkanit nuk do kenë ndihmë së shpejti.

Por Trump edhe më tutje beson se secila palë duhet të përmbush marrëveshjen për normalizim ekonomik edhe përkundër mungesës së udhëheqjes Biden.

Administrata Trump ka besuar se hapat e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit do ulin fuqinë dhe rëndësinë e çështjeve kontestuese politike dhe janë parakusht i zgjidhjes së tyre.

Vizioni i Trump ka vepruar, pas bisedave të vështira mes palëve, ato u pajtuan për ndërtimin e lidhjeve rrugore e hekurudhore dhe vendosjen e fluturimeve direkt mes Prishtinës e Beogradit.

Në kohën e Trumpit, Kosova dhe Serbia po ashtu u pajtuan të hapin dhe ta bëjnë funksional kalimin e përbashkët në Merdar.

Ky kalim kufitar do duhet të ishte fillim i qarkullimit të lirë edhe efikas të njerëzve dhe mallrave mes Serbisë edhe Kosovës. Trump edhe më tutje beson se të dy palët duhet të njohin diplomat dhe vërtetimet e ekspertëve të njëra-tjetrës dhe të bashkohen në “Shengenin e vogël” që paralajmëruan Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Premtimet e mëhershme për mbrojtjen dhe avancimin e besimeve, përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e objekteve të kultit dhe rivitalizimin e trashëgimisë jevreje nga koha e holokaustit, do duhej të ishte në vëmendje edhe të administratës Biden.

Ndoshta më rëndësishmja për njerëzit në terren dhe palët e përfshira në bisedime dhe për historinë dhe të ardhmen e regjionit, Trump konsideron se ato duhet të përmbahen obligimeve dhe të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin e vendit të mbetjeve mortore të pagjeturve nga lufta e para dy dekadave.


Arritja historike e marrëveshjes së 4 shtatorit nga Trump ka edhe një rregull që administrata Biden veç e ka harxhuar. Ishte shqetësuese të shikohet si Biden injoron vërejtjet e mia gjatë këtij viti se para neve është fundi i njërës nga pikat më të vështira të marrëveshjes: moratoriumi njëvjeçar në kërkimin e njohjeve të reja nga Kosova dhe ndalesa e fushatës së tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Për fat të keq, obligimi njëvjeçar përfundoi dhe palët nuk janë obliguar të përmbahen fjalës së dhënë, është për keqardhje që Biden nuk ka tentuar të vazhdojë këtë premtim, sikur Biden harroi se ekziston fare Ballkani.

Bindja e presidentit Trump nga fillimi ishte se besimi ndërtohet në procesin e krijimit të mundësisë për njerëzit e rinj dhe jo në rregullimin e rezultateve, simbolikave apo përmirësimit të gabimeve historike.

Për fat të keq, ekipi i Trumpit gaboi se negociatat e vogla të kundërshtarëve politik janë problem vetëm në Ballkan, tash shohim se edhe administrata Biden ka vështirësitë e njëjta.

(Kosova Sot Online)