Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti u bë kryetar i Prishtinës i deleguar nga nëntoka kriminale!
Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.
Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.
Shpend Ahmeti u bë kryetar i Prishtinës i deleguar nga nëntoka kriminale!Lexoni edhe:
“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta.
Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Media do të ju mbajë të informuar për këtë rast.
(Kosova Sot Online)