Shpend Ahmeti u bë kryetar i Prishtinës i deleguar nga nëntoka kriminale!

Shpend Ahmeti u bë kryetar i Prishtinës i deleguar nga nëntoka kriminale!
Shpend Ahmeti u bë kryetar i Prishtinës i deleguar nga nëntoka kriminale!

Naim Miftari

  • 08 September 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Shpend Ahmeti i cili është kryetar me mandat të vjedhur nga LVV, i cili si duket edhe kur u fut në LVV me disa këshilltar tjerë të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, ata janë fute me qëllim që ta marrin kontrollin mbi LVV-në , pasi ish pushtetarët e korruptuar e kanë ndier rrezikun nga LVV. Tani është normale se Shpendi po e keqpërdor edhe pak pushtetin, edhe pak kohë sa është kryetar prandaj është treni i fundit për korrupsion duke dhënë tenderë dhe marrëveshje qindra milionëshe, të cilat me siguri pas ca muajve do te hetohen nga hetues të polices dhe prokurorisë.

Dhënia e lejeve të ndërtimit po bëhet kryesisht ndaj disa firmave që pronar i kanë Oligarkët politik, por interesante është që leje i jepet edhe një biznismenit që në kohën e okupimit kishte lidhje me sistemin komunist Jugosllav por edhe pushtetin e Millisheviçit. Pas luftës i njëjti biznesmen, pra Latif Kryeziu u lidhë me disa ish komandanta, lidera e gjeneralë të UÇK.

Thënë shkurt ai i bleu ata me pare siç i kishte blerë edhe gjeneralit Serb dhe Jugosllav. Tash po del se i njëjti Oligark është i lidhur ngushtë me Shpend Ahmetin. E se çka i lidh këta dhe disa të tjerë dihet shumë qartë se veç paret, mito e korrupsioni i lidhë ngushtë të gjithë kriminelët në një vend në një interesi të përbashkët, pra në LIDHJE KRIMINALE. Puna dhe "bizneset” e Oligarkëve me Shpend Ahmetin do të jenë në të ardhmen lëndë gjyqësore sfida për hetues dhe prokurorët publik .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".