Erdhi nga Gjermania për pushime në Kosovë, vdes 47 vjeçari nga COVID-19

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 12:26
 Erdhi nga Gjermania për pushime në Kosovë, vdes 47 vjeçari nga COVID-19

F.i, 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arben Gecaj përmes një postimi në Facebook.

“F.I kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe luften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Bëhet e ditur se viktima është nga fshati Prapashticë dhe që një vit kishte shkuar në Gjermani.

(Kosova Sot Online)