Propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve, çka thotë Arben Vitia

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 15:40
 Propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve, çka thotë Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale që janë planifikuar të mbahen më 17 tetor si dhe atë për shkurtimin e fushatës.

Sipas tij, vendimi për shtyrje ose jo do të merret bazuar në rekomandimet e ekspertëve.

“Ky është një vendim i cili do të merret kryekëput nga rekomandimet dhe nga vlerësimi i situatës në terren nga ekspertët tanë konkretisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike, por jo vetëm  dhe çdo rekomandim i tyre pastaj do të diskutohet dhe do të respektohet”.

“Në baza ditore marrim analiza nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Pubik, në baza javore marrim analiza, këto analiza nuk kanë çështje specifike siç janë zgjedhjet ose fushata mirëpo në analizat epidemiologjike edhe në rekomandmet e Insititut Kombëtar të Shëndetit Publik rekomandimet janë që të evitohet cdo grumbullim i qytetarëve”.

“Për çështjen specifike, për zgjedhjet unë besoj që në momentin e parë ku kërkohet një rekomandim për zgjedhjet ose shkurtim të fushatës, Inistituti në bazë të situatës do ta jap këtë rekomandim. Për momentin masat janë të tilla që ndalojnë grumbullimet të cilat janë me rrezikshmëri dhe pavarësisht se sa ditë vendoset fushata ne do të kujdesemi për respektim të masave”, ka thënë Vitia.

(Kosova Sot Online)