Dyshohet për afro 10 të vdekur nga zjarri në Tetovë

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 22:49
Dyshohet për afro 10 të vdekur nga zjarri në Tetovë

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e të mërkurës në qendrën COVID në Tetovë.

Siç raporton Alsat, dyshohet se deri më tani janë 8-9 viktima si pasojë e zjarrit.

Nuk dihet ende për rrethanat që çuan deri te zjarri ndërkohë që në shumë shpejtë pritet që autoritetet zyrtare të dalin me informata të sakta për ngjarjen.

(Kosova Sot Online)