Abdixhiku ngushëllon familjet e viktimave në Pejë: Jemi të tronditur nga vrasja e dyfishtë

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 00:02
Abdixhiku ngushëllon familjet e viktimave në Pejë: Jemi të tronditur nga vrasja e dyfishtë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së dyfsihtë në Pejë ku të vdekur mbetën dy zyrtarë të PDK-së.

Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe vëllai i Ademajt.

Abdixhiku ka dërguar një telegram ngushëllimi lidhur me rastin.

Kjo është komunikata e plotë e LDK-së:

Me rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë. U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj.”

(Kosova Sot Online)