Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 08:13
 Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Gjatë ditës së enjte në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Rreth viseve malore parashihet të ketë edhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 9 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës 23 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)