Ekspertët Amerikan dhe Anglez në krye të projektit VETTING për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga mbeturinat kriminale e antiligjore!

Ekspertët Amerikan dhe Anglez në krye të  projektit VETTING për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga mbeturinat kriminale e antiligjore!
Ekspertët Amerikan dhe Anglez në krye të  projektit VETTING për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga mbeturinat kriminale e antiligjore!

Muhamet Kelmendi

  • 09 September 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë në Kosovë kërkon spastrim të plotë dhe të detajuar por fatkeqësisht nuk mundet dhe nuk do të rregullohet nga vetë ata që janë aktualisht në sistem. Nëse pritet që subjektet që e kanë krijuar atë sistem edhe ta rregullojnë është gabim.

- KGJK dhe KPK janë dy organe që e kanë ndërtuar sistemin e drejtësisë dhe e mbikëqyrin atë. Dihet se fillimisht ai sistem u krijua nga UNMIK dhe pastaj nga EULEX . Mirëpo, ka kohë që ky sistem ndërtohet dhe kontrollohet tërësisht i pavarësuar nga ndërkombëtarët, i drejtuar tërësisht nga vendorët, mbahet nga KGJ dhe KPK. Këtej edhe nuk po merren masa adekuate të vendosjes së rendit dhe ligjit në sistem, madje as që pritet një gjë e tillë. Askush nuk e dëmton "pjellën" e vetë. Përkundrazi! Atë e mbron dhe e lavdëron, duke u bërë një me të. Ky sistem ka mundësi dhe pritet nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit që të rregullohet. Kuptohet nëse ka forcë dhe dëshirë. Ndonëse nuk besohet shumë. Dëshiroj të gaboj.

Janë dy baza kryesore që e rregullojnë dukshëm dhe e bien në binar sistemin dhe pushtetin në vend. Së pari, është Ligji mbi Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme dhe së dyti, është Ligji mbi VETTING-un. Këto dy projekte kërkohet që të përgatiten pa vonesë dhe miratohen nga Ministria e Drejtësisë, të dërgohen në procedurë të rregullt në Kuvend. Është thënë se këto dy çështje nuk mundë të rregullohen pa ndihmën e SHBA-së, nuk mund të ecin, madje, është thënë që SHBA duhet të merr edhe rolin udhëheqës. Natyrisht Kjo duhet të arrihet dhe realizohet në bashkëpunim me vendasit dhe me Anglinë e disa shtete të BE-së. Ky bashkëpunim i krijon bazat jo vetëm për ta profesionalizma e bërë sistemin e drejtësisë të ligjshëm, por ndikon dukshëm edhe në spastrimin e politikes dhe të ekzekutivit nga keqbërësit e ndryshëm. Natyrisht se puna në spastrimin e politikës, të ekzekutivit dhe të ekonomisë informale private është tabani edhe i punës së sistemit të drejtësisë dhe në kuadër të organeve të luftimit të këtyre dukurive negative. Së bashku dhe njëherazi mundë dhe arrihet sukses i duhur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".