Vjosa Osmani i shkruan homologut maqedonas pas tragjedisë në Tetovë

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 08:19
 Vjosa Osmani i shkruan homologut maqedonas pas tragjedisë në Tetovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zjarrit që ka ndodhur mbrëmë në spitalin e Tetovës, ku po trajtoheshin personat e infektuar me COVID 19.

“Presidentja Osmani ngushëllon familjet, homologun Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës për aksidentin tragjik në Spitalin Covid të Tetovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi për viktimat nga zjarri në Spotalin Covid të Tetovës”, thuhet në njoftimin që ka nisur presidenca.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi.

Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të  lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

(Kosova Sot Online)