Vrasja në Pejë, Astrit Ademaj la pas vetës gruan dhe dy fëmijë

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 11:10
Vrasja në Pejë, Astrit Ademaj la pas vetës gruan dhe dy fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës, ku si pasoj e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy persona.

Media ka raportuar se njëri nga personat e vdekur ishte kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe tjetri ish kandidati për kryetar të Decanit Blerand Kadrijaj.

Astrit Ademaj mësohet se pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Ende nuk dihen motivet e kësja vrasje, deri në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë policia si dhe prokurori.

(Kosova Sot Online)