Gjendja e pacientëve me COVID që po trajtohen në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 14:38
 Gjendja e pacientëve me COVID që po trajtohen në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 112 pacientë.

78 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas SHSKUK’së, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1,122 pacientë.

1,001 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19,  922 me oksigjeno-terapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19 të QKUK-së në trajtim janë 415 pacientë, 415 të konfirmuar me COVID-19, 353 janë me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë,  586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 101 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 105 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 151 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 200 pacientë

Spitali i Gjilanit, 100 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

Spitali i Ferizajt, 74 pacientë

(Kosova Sot Online)