Kështu duket një test negativ që po lëshohet nëpër laboratorët e Kosovës

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 15:30
Kështu duket një test negativ që po lëshohet nëpër laboratorët e Kosovës

Dy persona janë ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, pasi tentuan të dalin nga Kosova me teste të falsifikuara të COVID-19.

Të dyshuarit E.F. (viti i lindjes 2003) dhe A.A. (viti i lindjes 2003) prezantuan tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF ne Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF -Gjakovë.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)