Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 16:54
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 10-11.09.2021

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme. Kështu që nuk parashihen ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë. Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

(Kosova Sot Online)