Abdixhiku i reagon Glauk Konjufcës për shtyrjen e zgjedhjeve

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 21:16
Abdixhiku i reagon Glauk Konjufcës për shtyrjen e zgjedhjeve

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për shtyrje të zgjedhjeve.

Konjufca tha se po të pyetej ai zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të shtyheshin.

Abdixhiku thotë se shtyrja e zgjedhjeve është atak mbi demokracinë.

“Më vjen mirë që kryetari i Kuvendit pajtohet që fushata duhet të zvogëlohet, diçka që shefi i partisë së tij ende s’është deklaruar, për ose kundër”, thotë Abdixhiku.

“Dita e zgjedhjeve është proces tjetër. Është proces i ushtrimit të demokracisë ose fundamentit bazik të një shteti dhe një shoqërie dhe këtë fundament s’bën ta prek askush. KQZ’ja është gati. KQZ ka dëshmuar që në pandemi pa asnjë vaksinë me 14 shkurt ka mbajt zgjedhje mbarë e mirë, me distancë, me masa e me organizim të mirëfilltë”, thotë Abdixhiku.

“Distanca mund të mbahet, maskat mund të mbahen, pra ka forma të lejuara vetëm se duhet respektuar”, theksoi ai.

‘Përdorimi i një fatkeqësie për qëllime politike më pas atëherë është atak në demokracinë”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)