Mbi 20 mijë raste aktive me koronavirus në vendin tonë

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 08:36
 Mbi 20 mijë raste aktive me koronavirus në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 703 të tjerë.

Në këtë interval kohor janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Kurse që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me COVID-19, në Kosovës 155 mijë e 310 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa shkak i infektimit 2 mijë e 728 qytetarë kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)