Motra e bën për spital motrën në Mitrovicë të Veriut

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 10:16
Motra e bën për spital motrën në Mitrovicë të Veriut

Është arrestuar një e mitur në Mitrovicën e Veriut, pasi që e njëjta dyshohet për dhunë ndaj motrës së saj po ashtu e mitur.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, pasi që e mitura ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në Mitrovicë të Veriut.

Rasti në polici po iniciohet si “Dhunë në Familje”.

(Kosova Sot Online)