Mbi 2 mijë gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 10 shtator 2021 - 10:39
 Mbi 2 mijë gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2238 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1717 tiketa trafiku.

Ndërkohë, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18  aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)