Sa para i përfitojnë lehonat e punësuara e të papunësuara me vendimin e ri?

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 12:26
Sa para i përfitojnë lehonat e punësuara e të papunësuara me vendimin e ri?

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Ai tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.

Sipas Muratit përfituese do të jenë të gjitha ato nëna mbi moshën 18 vjeçare.

Murati ka thënë se ato që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj.

Poashtu Murati bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.

“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai.

Gjatë konferencës u bë edhe demonstrimi i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto dy pika nga masa 3.5. 

(Kosova Sot Online)