Pamje të rralla: Viti 1998, si i niste baba djemtë e nipat për luftë?

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 12:47
Pamje të rralla: Viti 1998, si i niste baba djemtë e nipat për luftë?

Babai i dëshmorit të UÇK-së, Maxhun Berisha,  më 7 korrik 1998, dy ditë pas Betejës së Loxhës, përderisa ishte duke i përcjellë djemtë dhe nipat për në vijën frontale, meqë nuk kishin armë sa duhet, plaku me plis të bardhë është xhiruar duke dhënë porosi e zbrazur automatikun në shenjë përkrahjeje dhe motivimi për luftën e UÇK-së.

“Plaku, (Brahim Berisha, tash i ndjerë) nxori automatikun për t’na përcjellë për Loxhë”, thotë për Gazetën Demos, nipi i tij Agron Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook i shtron pyetjen zv/kryeministrit Bislimi: “Z. Bislimi, a të hyn në punë kjo për “ARKIVË”?”

Edhe kjo video-mesazh është pjesë e shumë reagimeve ndaj deklaratës së tij “për hapjen e arkivave të UÇK-së”.

(Kosova Sot Online)