Rama tregon se ia ka dizajnuar shtëpinë Rita Orës

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 18:28
Rama tregon se ia ka dizajnuar shtëpinë Rita Orës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka folur edhe për këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Orën.

Rama ka deklaruar se e ka e ka dizajnuar shtëpinë e Rita Orës.

“Po, është vajzë fantastike. Ia kam dizajnuar shtëpinë Ritës. Kam raporte shumë të mira, edhe me Besnikun, babanë e saj”, ka deklaruar Rama.

{567742/}

I pyetur nëse Rita Ora do ta mbështesë në garën e tij për Prishtinën, Rama ka deklaruar se artistët duhet të qëndrojnë të depolitizuar.

“Artistët janë të depolitizuar dhe ashtu duhet të qëndrojnë. Pikërisht kjo pjesë e kampanjës shihet si një proces politik dhe nuk pres e nuk i kërkoj asnjë artisti të jetë pjesë e kësaj, sepse edhe unë ndihem artist dhe nuk do të kisha pasur qejf të futesha në ndonjë pjesë të ndonjë politike po të isha ende artist”, ka deklaruar Rama.

(Kosova Sot Online)