
Lexoni edhe:
A do ta pranonte Uran Ismailin me bujt në shtëpinë e tij? Përgjigjet Përparim Rama
Çështja e hapjes së “arkivave” të UÇK’së, për të cilën zv. kryeministri Besnik Bislimi tha se do të ndodhë së shpejti, ka ngjallur debat të ashpër. E përveç eksponentëve publikë, të nervozuar ka edhe qytetarë.
Një qytetar i nervozuar pas deklaratës së Besnik Bislimit ka zgjedhur që mllefin e tij lidhur me zhvillimet e fundit ta shprehë duke sharë.
A do ta pranonte Uran Ismailin me bujt në shtëpinë e tij? Përgjigjet Përparim RamaLexoni edhe:
Ai tha se askush s’ka të drejtë ta sulmojë UCK’në dhe askush s’guxon të ndërhyjë tek UCK’ja e cila ka derdhur gjak.
“Më fal që po të them, se s’kam sharë kurrë në jetën time. Kush guxon me ndërhy te UCK’ja që kanë derdhur gjak… kujt ia kam … atë nanë? Prej ma të madhit deri më të voglit. Nuk guxon askush me sulmu UÇK’në… për këtë tokë kanë derdhur gjak… nuk guxon askush të ndërhyjë te UÇK’ja… nanë bota ua …. prej ma t’madhit deri tek më i vogli”, është shprehur i nervozuar qytetari.
Besnik Bislimi dje njoftoi se gjatë dialogut është dakorduar me palën serbe që të hapen arkivat shtetërore rreth UCK’së.
Lidhur me këtë deklaratë kanë ardhur reagime të shumta në të cilat thuhet se kjo deklaratë e favorizon palën serbe në dialog, për shkak se UCK’ja nuk ka arkiva.
Publicistja Kimete Berisha ka i ka thënë Bislimit “Mos u bëj çetnik”, gjithashtu ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij.
Ndërsa Faton Klinaku nga OVL e UCK’së ka thënë se deklarata e Bislimit është sikur të thuhet se Kosova është krahinë e Serbisë.
(Kosova Sot Online)