Sa kosovarë u gjobiten për mosrespektimin e masave për një javë

  • S.A /
  • 11 September 2021 - 08:43
Sa kosovarë u gjobiten për mosrespektimin e masave për një javë

Pas shtrëngimit të masave anti-Covid, Policia e Kosovës deri më 5 shtator ka shqiptuar mbi 22 mijë gjoba dhe ka dhënë mbi 7 mijë e 500 vërejtje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se sipas urdhrit operativ nëpër qendra tregtare dhe kudo janë shqiptuar masa edhe për persona fizik dhe këdo që nuk ka respektuar masat. “Urdhëri operativ i ka paraparë disa hapa të policisë së Kosovës, përveç prezencës së shtuar ka qenë pjesë edhe e angazhimeve të zyrtarëve policorë nëpër qendra tregtare dhe lokacione ku ka frekuentim më të madh, në sheshe dhe vizita që janë në vetizolim. Bazuar në të gjitha këto aktivitete të policisë së Kosovës, përfshirë edhe anën e sensibilizimit duke dhënë mesazhe të shumta e deklarata që të respektohen masat në interes të shëndetit publik, krahas kësaj kemi shqiptuar edhe gjoba”, tha Kelani për EO.

“Nga data 30 gusht e deri në datën 5 shtator janë shqiptuar mbi 22 mijë gjoba, këto 22 mijë gjoba bëjnë pjesë ndaj personave fizik, por edhe ndaj personave juridik që janë biznese. Përveç shqiptimit të gjobave ne kemi dhënë mbi 7 mijë e 500 vërejtje. Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por parandalimin e perhapjes së pandemisë dhe sensibilizimin e qytetarëve”, shtoi ai.

Reklamë

Kelani foli edhe për zgjatjen e orarit deri në 12 orë për zyrtarët policorë, duke theksuar se janë aktiv në terren dhe në lokacione të ndryshme, për të implementuar masat anti-Covid.

“Ne veçse jemi në implementim të urdhërit operativ, një urdhër i cili është hartuar në nivel qëndror dhe i është shpërndarë të gjitha drejtorive rajonale policore për të implementuar këtë urdhër operativ. Zyrtarët policorë janë duke punuar në orar 12 orësh në mënyrë që të kemi një personel me numër më të madh në terren dhe një personel më shumë aktiv dhe të paraqiten në loakacione të ndryshme, në sheshe, udhëkryqe dhe ambiente ku frekuentohet më shumë hapësira nga qytetarët,  dhe implementimi është duke u kryer si duhet”, theksoi tutje ai.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera, në këtë rast me ministrinë e Shëndetësisë dhe Inspektoratet ai thotë se i kanë shumë të mira, me qëllimin e vetëm që mbrojtja nga pandemia të jetë në nivelin e duhur.

“Po është e vërtetë që policia e Kosovës është mjaftë e angazhuar dhe zyrtarët janë duke punuar me orar të zgjatur, çka mund të krijohet edhe lodhje po pa anashkaluar punën e tyre. Ne kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet në mbrojtje të pandemisë qofshin nga Ministria e Shëndetësisë, dhe me të tjera për të arritur cakun e duhur në terren”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online )