Hap pas hapi, dyshimet se si u vranë zyrtarët e PDK’së në Pejë

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 09:10
Hap pas hapi, dyshimet se si u vranë zyrtarët e PDK’së në Pejë

Dy ditë pas vrasjes në Pejë që tronditi gjithë vendin, janë treguar dyshimet e para se si mund të ketë ardhur deri te ngjarja tragjike. Gjykata Themelore e Pejës ka dërguar një njoftim dje përmes së cilit ka treguar hap pas hapi se si u vranë dy zyrtarët e PDK’së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, raporton Express.

Sipas njoftimit të gjykatës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj kishin shkuar në një lokal për të biseduar. Bashkë me ta kishin qenë edhe dy persona. Njëri prej tyre ka qenë vëllau i Astritit, Avniu, derisa tjetri ka qenë një person me inicialet L.L.

Gjatë bisedës mes dy viktimave dyshohet se ishte acaruar situata dhe të dy kishin nxjerr armët. Sipas gjykatës, derisa viktimat po fjaloseshin, Avni Ademaj ia kishte marrë armën vëllaut Astrit Ademajt dhe kishte filluar të gjuante në drejtim të Blerand Kadriajt.

Edhe ky i fundit kishte filluar të gjuaj në drejtim të vëllezërve Ademaj. Si pasojë e goditjeve të marra nga gjuajtjet me armë kishin mbetur të vdekur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

Astrit Ademaj dyshohet se ishte vrarë nga Blerand Kadriaj, e ky i fundit nga Avni Ademaj.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Avni Ademajt dje i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet për vrasjen e Blerand Kadriajt.

Kjo masë e paraburgimit atij i është caktuar nën dyshimet se nëse i njëjti gjendet në liri mund të ndikoj në dëshmitarë dhe se mund të kryej vepër të re penale.

“…në këtë çështje penale ende pritet që të sigurohen provat e tjera materiale, të dëgjohen dëshmitarët si dhe vetë i pandehuri andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njejti mund të ndikoj në dëshmitarë me qëllim që t’i ndërrojnë deklaratat e tyre në favor të tij. Për më tepër, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, raportet jo të mira mes familjeve pas ndodhjes së rastit, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.A, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë.

Me këto veprime i pandehuri A.A kishte për të kryer veprën penale vrasje nga neni 172 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për ta cilat dyshohet. Gjithashtu, në këtë çështje penale ende pritet që të sigurohen provat e tjera materiale, të dëgjohen dëshmitarët si dhe vetë i pandehuri andaj, me gjetjen e mundshme të

pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njejti mund të ndikoj në dëshmitarë me qëllim që t’i ndërrojnë deklaratat e tyre në favor të tij. Për më tepër, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, raportet jo të mira mes familjeve pas ndodhjes së rastit, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

(Kosova Sot Online)