U fsheh në pyll pasi vrau ish-bashkëshorten, ja pamjet e arrestimit të 31-vjeçarit. Në operacion forcat Shqiponja

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 10:15
U fsheh në pyll pasi vrau ish-bashkëshorten, ja pamjet e arrestimit të 31-vjeçarit. Në operacion forcat Shqiponja

Këto janë pamjet nga momentet kur policia ka arrestuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, 31-vjeçarin Elton Metaj, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes se tij, Sabrina Bengaj.

Policia tha se prangosja e autorit të krimit u bë pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e bluve të qytetit të Fierit, Forcat Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier.

Mësohet se blutë kanë përdorur informacionin që u ka dhënë babai i autorit, për të gjetur vendin ku autori u fsheh pas krimit.

31-vjeçari Elton Metaj kishte telefonuar të atin pasi vrau ish-gruan dhe i kishte thënë se ku do të fshihej.

“U bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” )”, beri me dije policia.

https://www.youtube.com/watch?v=hMhm9KStjZE&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)