Arrestohen dy burra në Prizren për trafikimin e një të miture

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 11:22
Arrestohen dy burra në Prizren për trafikimin e një të miture

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, pasi dyshohet se kanë trafikuar një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është strehuar në një vend të sigurt, ndërsa të dyshuarit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Trafikim me njerëz- Prizren 08.09.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër  kosovare (e mitur). Viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të PK-së. 

(Kosova Sot Online)