Gruaja tetovare dhuron xherdanin në vlerë 3 mijë e 400 euro për ndërtimin e xhamisë

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 12:40
Gruaja tetovare dhuron xherdanin në vlerë 3 mijë e 400 euro për ndërtimin e xhamisë

Një grua nga qyteti i Tetovës ka dhuruar xherdanin e saj të qafës për ndërtimin e një xhamie.

Ky xherdan iu është dorëzuar teologut Ardian Sejdiu që njëkohësisht është përgjegjës për ndërtimin e asaj xhamie, dhe vlera e këtij xherdani kap shifren prej 3,400€.

Sejdiu ka njoftuar ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar lartë veprimin e gruas.

“Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re- fsh. Gaçkë.”, shkroi Sejdiu në Facebook.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1063601504389483&id=155432518539724

(Kosova Sot Online)