Dedikimi prekës i shokut të 28 vjeçarit kosovar që vdiq në Tiranë

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 15:53
Dedikimi prekës i shokut të 28 vjeçarit kosovar që vdiq në Tiranë

Një 28 vjeçar kosovar, që jetoi në Zvicër, ka ndërruar jetë në Tiranë.

Sipas raportimeve, ai ka rënë nga kati i pestë i një hoteli, duke gjetur vdekjen në vend.

Për humbjen e të riut A.M, në rrjetet sociale dhimbjen e ka shprehur miku i tij i afërt.

Madje, ai bëri një lutje për shokun që nuk do ta sheh më.

“O Zot, falja gjynahet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja të mirë vendbanimin e tij, zgjëroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë dëborë dhe akulli e pastroje nga gjynahet ashtu siç pastron rrobëne bardhë nga papastërtitë. Zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi të mirë, familjen me një familje të mirë,bashkëshorten me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje nga dënimi i zjarrit” shkroi A.A.

(Kosova Sot Online)