Shtyrja e zgjedhjeve, ish këshilltari i Hotit: Euu bir bre, çfarë shkolle, çfarë niveli, aferim djem

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 10:42
Shtyrja e zgjedhjeve, ish këshilltari i Hotit: Euu bir bre, çfarë shkolle, çfarë niveli, aferim djem

Propozim për shtyrjen e zgjedhjeve lokale ka zgjuar reagime të mëdha të opozitës dhe jo vetëm.

Ish këshilltari i Avdulla Hotit, Visar Berisha mjek me profesion ka ironizuar me mënyrën se si IKSHP ka dal brenda 24 orëve me një analizë të ‘thellë’ rreth gjendjes së pandemisë dhe që vjen në përfundim të shtyrjes së zgjedhjeve, për shkak të rrezikut për përhapjen e Coronavirusit.

Berisha ndër të tjera bën një sërë pyetjesh në lidhje më mënyrë se si IKSHP dha rekomandimin. Për me tepër ai tregon se si në raste të tjera do të duhej të funksionet IKSHP,

Për më shumë ky është shkrimi i plotë i  Visar Berishës në Facebook:

“Dmth kerkesa i eshte bere IKSHPK me dt 10 shtator dhe tap pergjigja e tij me 11 shtator, me projeksione, me analize, me diagrame...euu bir bre, cfare shkolle, cfare niveli. Aferim djem.

Pse saga per suspendimin e zgjedhjeve vendore fillon nga fundi?!

Ne rrethana te logjikshme IKSHPK eshte nje organ profesional qe vlereson mbi bazen e parametrave shkencor dinamiken e shendetit publik ne vend. Kur situatat qe lidhen me shendetin publik behen kombetare ai jep rekomandimet e veta per ndermarrjen e masave ne nivel Republike. Ato rekomandime lidhen drejtperdrejt me masat qe pikesepari duhet te ndermerren nga institucionet e kujdesit shendetesor.

IKSHPK kurr nuk perfshihet apo jep vleresime pa u pyetur mbi ndermarrje shoqerore qe nuk lidhen me zingjirin shendetesor per mbrojtjen e shendetit publik.

Pse ne kete rast ndodhi ajo qe do te duhej te vinte ne fund dhe pasi t'i ishte kerkuar IKSHPK?! Pasi ndodhi, mbi cfare analize, metode apo parashikimi u ndertua ky rekomandim?!

Cili eshte rekomandimi i IKSHPK per kohen se kur do te duhej te organizoheshin zgjedhjet vendore?! Cilat jane pritshmerite per ciklen tjera te pandemise?! A, kemi pasur vleresime apo parashikime per kete cikel pandemie qe po jetojme sot dhe a do ishte e mundur te parandalohej ne menyre qe te kishim zgjedhje ne tetor?!”

(Kosova Sot Online)