2 mijë e 65 gjoba antiCOVID u shqiptuan së fundi nga Policia e Kosovës

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 10:46
2 mijë e 65 gjoba antiCOVID u shqiptuan së fundi nga Policia e Kosovës

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të rikthehen masat antiCOVID, është shtuar edhe numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit COVID-19.

Kësisoj në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 65 gjoba për të gjithë qytetarët, bizneset që nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria.

Duhet përkujtuar që si pasojë e ngritjes së numrit të të infektuarve dhe të viktimave nga koronavriusit, Qeveria ktheu masat antiCOVID në mesin e tyre edhe orën policore e cila nis nga ora 22:00, deri në ora 05:00

(Kosova Sot Online)