Petkoviq: Kurti është pengesë për çfarëdo marrëveshje të normalizimit të raporteve

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 10:47
Petkoviq: Kurti është pengesë për çfarëdo marrëveshje të normalizimit të raporteve

Beogradi është gjenerator i stabilitetit në Kosovë, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pengesë për çfarëdo marrëveshje normalizimi, sepse pengon dialogun”, deklaroi drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Petar Petkoviq, që e bëri si reagim ndaj intervistës së Kurtit për “Al Xhazira”.

“Sa i përket qëllimeve hegjemoniste, do të ishte e mjaftueshme nëse Kurti do të ndërpriste angazhimin për krijimin e Shqipërisë së madhe dhe të gjitha problemet do të zgjidheshin”, ka thënë Petkoviç në rrjetin social Twitter.

Kurti në intervistën për agjencinë e lajmeve “Al Xhazira”, teksa ka folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se shkëmbimi i territoreve ka vdekur si projekt, por si ide vazhdon të jetë e gjallë te Beogradi zyrtar.

Kurti ka shtuar se integrimi i serbëve të Kosovës do të ndodhë përmes ekonomisë, ndërsa Beogradi thotë se është pengesë në këtë pasi “shfrytëzon serbët për qëllime hegjemoniste”.

“Projekti për shkëmbime territoriale përfundimisht ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse vendet fqinje si Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që nuk janë të integruara në BE, Beogradi i konsideron si shtete të përkohshme dhe duke imituar Rusinë dëshiron të forcohet si faktor në vendet fqinje si satelitë, ashtu që fqinjët të bëhen jo funksional, por pak ka gjasa që kjo të ndodhë me Kosovën”, ka theksuar Kurti.

(Kosova Sot Online)