Rreth 17 mijë tiketat të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër virusit për një javë

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 15:50
Rreth 17 mijë tiketat të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër virusit për një javë

Gjatë javës që po e lëmë pas, në Kosovë janë shqiptuar 16 mijë e 880 tiketa për mospërfillje të masave kundër COVID-it.

Në këtë javë, për çdo ditë janë gjobitur mbi dy mijë qytetarë.

Dita e enjte rezulton me më së shumti tiketa të shqiptuara, plot 2 mijë e 972 të tilla.

Ndërkaq dita e diel mban numrin më të vogël të këtyre gjobave, 2 mijë e 65.

E hëna ka nisur me dy mijë e 223 gjoba, duke u pasuar nga e marta me gati 300 tiketa më shumë, pra 2 mijë e 520, e të mërkurës u janë shtuar edhe 121 të tilla, duke çuar numrin ditor në 2 mijë e 641 tiketa.

Nga dita e enjte që ishte rekordi i kësaj jave, numri i tiketave të shqiptuara bie ndjeshëm, në 734 tiketa më pak në ditën e premte, për të vazhduar pastaj me rënie më të vogla për dy ditët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)