39 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 09:28
39 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar me coronavirus.

Sipas një njoftimi thuhet se në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 174 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 144 pacientë janë në oksigjenoterapi, 10 janë në CPAP dhe 39 pacientë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve janë pranuar 15 pacientë të tjerë.

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/4329119877166413

(Kosova Sot Online)