Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 10:52
Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë

Një grup i fermerëve nga e gjithë Kosova, mëngjesin e së hënës kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit.

Njëri nga organizatorët Elmi Qupevaj, tha se 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.

Sipas tij, në rast që ministri nuk u kthen përgjigje, atëherë ata do të dalin në protesta para ministrisë me mjete bujqësore.

“…Ministri nuk ishte prezent, kërkesat tona tashmë dihen dhe në rast që nuk na kthehet ndonjë përgjigje jemi të gatshëm për një protestë madhore, me mjete bujqësore”, tha ai.

“Shpresojmë që ministri të na kthej përgjigje pasi 80% e fermerëve po mbesin jashtë listave për subvencionim të mjeteve bujqësore”, theksoi tutje ai.

(Kosova Sot Online)