Pas vdekjes së kandidatit për Kryetar në Pejë, PDK garon vetëm me listën për asambleistë

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 13:13
Pas vdekjes së kandidatit për Kryetar në Pejë, PDK garon vetëm me listën për asambleistë

Dega e Partisë Demokratike në Pejë ka vendosur që pas rastit tragjik, ku mbeti i vrarë kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidoj asnjë kandidat tjetër në këtë komunë.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

“Po është e vërtetë”, ka thënë shkurt Haliti.

Kujtojmë se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur edhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e kaluara.

Si dhe i plagosur mbeti edhe vëllai i Astritit, Avnia i cili aktualisht gjendet në paraburgim prej 30 ditësh. 

(Kosova Sot Online)