Daut Demaku tregon se çka i ndodh njeriut 72 orë para vdekjes

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 17:06
Daut Demaku tregon se çka i ndodh njeriut 72 orë para vdekjes

Në emisionin Kojshia Show, mysafirë ishin Hetem Ramadani – studiues i meditimit, e Daut Demaku – profesor i mendimit pozitiv dhe Albatros Rexhaj – shkrimtar.

Në këtë emision është diskutuar për një ndër temat me misterioze të njerëzimit, vdekja dhe ajo që ekziston pas vdekjes.

Profesori i mendimit pozitiv, Daut Demaku ka deshifruar hulumtimet e studiuesve në lidhje me momentet e fundit të njeriu para vdekjes.

“Studiuesit e mirë thonë se jeta në 72 orët e fundit është një rekapitullim i jetës së njeriut që i kujtohen të gjitha ngjarjet e papërfunduara. Punët që kanë përfunduar plotësisht ajo ka fjetur dhe është harruar. Punët që kanë mbetur të papërfunduara fillojnë të riprodhohen në formë të fotografive në mendjen e njeriut. Pra një lloj filmi intim i brendshëm te njerëzit”, ka deklaruar Demaku duke thënë se personalisht nuk është kompetent për të folur për këtë gjë.

(Kosova Sot Online)