Lexoni edhe:
Presidentja e godet opozitën, vazhdon servilitetin ndaj Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani që zgjedhjet të mbahen sipas datës së caktuar më herët nga ajo [17 shkurti], tha se arritën që të mbrojnë demokracinë.
Abdixhiku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, i ka cilësuar zgjedhjet komunale si “festë”, ndërsa demokracinë si “gjënë më të shenjtë në vend.
Presidentja e godet opozitën, vazhdon servilitetin ndaj Kurtit Lexoni edhe:
“Në mbrëmje, ndërsa, në takim me partitë politike, mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend. Zgjedhjet janë festë. Aty shprehet vullneti fundamental i qytetarëve tanë; dhe në demokraci rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të votojnë për këdo që preferojnë. Këtë vullnet askush s’mund e s’guxon ta prekë. Prandaj 17 tetori është ditë e demokracisë”, ka shkruar ai.
Tutje, ai njoftoi edhe për vendimin e Kryesisë së LDK’së për eliminimin e fushatës konvencionale, duke e zëvendësuar atë me fushatën nëpërmjet botës digjitale.
Abdixhiku, po ashtu, ka kërkuar që deri në ditën e zgjedhjeve të menaxhojë pandeminë.
Postimi i plotë:
Sot, në mbledhjen e radhës së Kryesisë së LDK-së morrëm vendim që të heqim dorë vullnetarisht nga fushata konvencionale zgjedhore. Për shkak të situatës së rënduar pandemike, produkt i papërgjegjësisë së Qeverisë, ne do të reduktojmë fushatën konvencionale në vetëm pesë ditë – deri në moszhvillim të plotë të saj po që se nuk ka përmirësim. Ky propozim është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive në vend; të cilat i falënderoj për përgjegjësi qytetare. Pres të njëjtin hap ta ndjekin dhe të tjerat që nuk kanë marrë ende vendim.
Do të zhvillojmë fushatë dixhitale, sociale, mediatike; e çdo aktivitet tjetër do të jetë në përputhshmëri të plotë me rekomandimet shëndetësore. Sepse para aktivitetit tonë politik, vjen jeta e bashkëqytetarëve tanë, njerëzve tanë, familjarëve tanë.
Në mbrëmje, ndërsa, në takim me partitë politike, mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend. Zgjedhjet janë festë. Aty shprehet vullneti fundamental i qytetarëve tanë; dhe në demokraci rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të votojnë për këdo që preferojnë. Këtë vullnet askush s’mund e s’guxon ta prekë. Prandaj 17 tetori është ditë e demokracisë.
Deri atëherë, Qeveria të rikthehet në menaxhim pandemik. Të vaksinojë, të menaxhojë, e të kujdeset për masat që i vendosë vet.
(Kosova Sot Online)