Luajti çdo javë për një vit me numrat e njëjtë, gruaja fiton 1.2 milon dollarë në lotari

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 23:38
Luajti çdo javë për një vit me numrat e njëjtë, gruaja fiton 1.2 milon dollarë në lotari

Një grua nga Michigan fitoi 1.2 milion dollar në lotari pasi luajti me besueshmëri me të njëjtin grup numrash çdo javë për një vit.

Gruaja 51-vjeçare u tha zyrtarëve të Lottery Michigan se filloi të luante Lotto 47, rreth një vit më parë.

“Unë kam luajtur Lotto 47 në internet për rreth një vit”, tha ajo. “Unë gjithmonë luaj me të njëjtat numra dhe i luaj në internet”.

Këmbëngulja e gruas u shpagua kur numrat e saj, 05-06-11-36-40-47, fituan çmimin e parë.

“Kur kontrollova rezultatet, pashë që dikush kishte fituar, por as që mendoja se mund të isha unë. Kur shikova pak më afër, numrat dukeshin të njohur. Kur verifikova në llogarinë time se isha fituesja, u trondita, dhe jam ende e tronditur”, tha ajo.

Gruaja tha se planifikon të përdorë paratë e saj për t’i ndarë me familjen, për një pushim dhe për t’i kursyer për pension.

(Kosova Sot Online)