Kim Jong-Un teston raketën balistike,kërcënon hapur SHBA-në

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 08:22
Kim Jong-Un teston raketën balistike,kërcënon hapur SHBA-në

Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë të re me rreze të gjatë veprimi, kanë pohuar mediat shtetërore.

Në raportin e publikuar sot, mbretëria eremite tha se raketa goditi një objektiv 930 kilometra larg gjatë fundjavës

Raketat ranë në ujërat territoriale të vendit të Shtunën dhe të Dielën.

Për të vëzhguar nisjen, aty ishin drejtuesit e Partisë së Punës të Koresë dhe zyrtarë të tjerë kryesorë dhe shkencëtarë nga sektori i mbrojtjes.

Deklarata përshëndeti nisjen si “një armë strategjike me rëndësi të madhe” në planin pesëvjeçar të departamentit të mbrojtjes.

Kjo vjen pasi një komandant i lartë ushtarak amerikan lëshoi një paralajmërim rrëqethës për Korenë e Veriut dhe tha “Unë jam gati 24/7, 365” nëse raketa lëshohet.

Gjenerali Glen VanHerck tha se Amerika “vazhdon të jetë gati të përgjigjet, nëse Koreja e Veriut zgjedh të lëshojë një raketë”, në një konferencë të premten.

(Kosova Sot Online)