Vjosa Osmani udhëton për në Gjermani, presidenca jep detaje

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 09:20
Vjosa Osmani udhëton për në Gjermani, presidenca jep detaje

Presidenca ka bërë të ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas njoftimit të presidencës, kjo vizitë vjen pas ftesës së presidentit gjerman.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet. Gjatë vizitës në Gjermani, Presidentja Osmani, përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës. Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat”, bëhet e ditur.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.

Gjatë vizitës në Gjermani, Presidentja Osmani, përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.

(Kosova Sot Online)