Goditet grupi ndërkombëtar i trafikimit të narkotikëve mes Italisë, Spanjës e Evropës Veriore, 57 të arrestuar

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 10:36
Goditet grupi ndërkombëtar i trafikimit të narkotikëve mes Italisë, Spanjës e Evropës Veriore, 57 të arrestuar

Antimafia Italiane e Reggio Calabrias e trupat e Guardia di Finanza të Katanzaros e Shërbimit Qëndror Investigativ të Guardia di Finanza të Romës, kanë ekzekutuar një megaoperacion që ka çuar në 57 urdhër arrestime të personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike mes Italisë, Spanjës e vendeve të Evropës Veriore.

Gjithashtu janë sekuestruar gjëra materiale me vlerë 3.7 milionë euro.

Detajet e operacionit do të zbardhen pas orës 11:00 në një konferencë për mediat ku do të marri pjesë Prokurori i Antimafias se Reggio Calabrias Giovanni Bombardieri e drejtues të Guardia di Finanza të Romës e Catanzaros.

(Kosova Sot Online)