Avdyli: Situata me Covid është pak më e mirë se në vitin e kaluar, në total nuk jemi keq

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 11:08
Avdyli: Situata me Covid është pak më e mirë se në vitin e kaluar, në total nuk jemi keq

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se aktualisht situata me Covid-19, në Kosovë është më mirë se sa që ishte vitin e kaluar. Ai tha se meritat për këtë nuk i ka vetëm ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia por edhe ish-ministri Armend Zemaj, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Avdyli tha se furnizimi me oksigjen është një nga arritjet e kësaj ministrie për ta menaxhuar pandeminë.

“Është një situatë pak më e mirë se në vitin e kaluar. Meritat nuk ia jap vetëm Arben Vitisë por edhe ish-ministrit që i ka bërë disa punë përgatitore si p.sh. furnizimi me oksigjen i cili ka qenë në cisterna dhe është punu. Një punë e ka bërë edhe Armend Zemaj e ka vazhduar Arben Vitia dhe sot kapacitet spitalore janë shumë më të përgatitura sesa që ishin vitin e kaluar ose para më shumë se një viti”, ka thënë Avdyli. 

Ai tha se Kosova është ndër vendet që kanë mesatarisht pak raste të vdekjeve krahasuar me vendet e zhvilluara.

“Sa i përket numrit të vdekshmërisë, është një fazë që ka pas një gjendje dhe një numër pak më të madh të vdekshmërisë javëve të fundit, por në total jemi në shtetet mesatarisht të mira  apo mesatarisht pak të vdekjeve krahasuar me shtetet e zhvilluara, si ShBA, Italia dhe Belgjika. Në total nuk jemi keq”, ka thënë Avdyli.

(Kosova Sot Online)