Në 3 të mëngjesit policia gjen hapur lokalin në Prishtinë, këto masa u morën

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 11:22
Në 3 të mëngjesit policia gjen hapur lokalin në Prishtinë, këto masa u morën

Policia dhe inspektorët sot rreth orës 03:30, kanë mbyllë një lokal (bar) në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë dhe kanë shqiptuar 14 masa administrative, ndaj personave/klientëve, që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Gjithashtu i është shqiptuar një fletëparaqitje pronarit të lokalit.

Më pas nga inspektorët kompetent lokali është mbyllur, njofton policia.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)