E rëndë çfarë shkruajnë mediat botërore për vrasjen e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadriajt

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 12:21
E rëndë çfarë shkruajnë mediat botërore për vrasjen e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadriajt

Dy politikanë vendas u qëlluan për vdekje në një mosmarrëveshje (Kosovo: Zwei Lokalpolitiker bei Streit in Bar erschossen); Kosovë: Dy politikanë nga partia PDK u vranë nga të shtëna në Pejë (Kosovo: due politici del partito PDK morti in una sparatoria a Peja) janë këta vetëm disa tituj të mediave botërore që kanë shkruar për për ngjarjen tragjike në Pejë, ku ditë më parë humbën jetën dy anëtarë të PDK-së, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Sipas gazetës austriake DiePresse “Kandidati për kryetar komune dhe një ish-kandidat i partisë PDK u qëlluan për vdekje në një bar në Pejë pas një grindjeje. Rrethanat janë ende të paqarta…”

Dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës u vranë në një konflikt të armatosur në Pejë të mërkurën në mbrëmje, dhe një person i tretë u plagos.

Ngjarja ndodhi mu në ditën kur në Kosovë qëndronte kreu i Gjykatës Spaciale.

Atë ditë, kryetarja e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, Ekaterina Trendafilova, tha se kjo gjykatë është shumë e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.

Të vdekurit janë kandidati i PDK -së për postin e kryetarit në Pejë, Astrit Ademaj, dhe ishkandidati për kryetar të komunës në Deçan, Blerand Kadriaj.

Një vëlla i Ademajt u plagos nga shkëmbimi i zjarrit. Sfondi i mosmarrëveshjes është ende i panjohur.

Pos gazetës austriake për këtë vrasje mes anetarëve të PDK-së kanë shrkuar edhe mediat zvcerane dhe botërore sipas të cilave PDK ashtu këshut kishte humbur imazhin pas humbjes drastike të zgjedhjeve të fundit të 14 shkurtit e këtij viit, dhe ky incident padyshim ka dëmtuar shumë, duke humbur besimin tek qyterarët e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ndërkohë i bëri thirrje policisë për zbardhjen e shpejtë të rastit.

“Ne të gjithë jemi të tronditur nga kjo ngjarje tragjike,” u citua Kurti nga media.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në Kosovë në tetor, ka raporetuar DiePresse.

Kurse për agjencinë e italiane Nova, Kandidati për kryetar të qytetit të Pejës për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Astrit Ademaj, dhe një ish kandidat i së njëjtës parti politike në komunën e Deçanit, Blerand Kadriaj, vdiqën në shkëmbimin e të shtënave me armë nga zjarri.

Kryeministri Albin Kurti dënoi incidentin duke ftuar autoritetet që të sqarojnë atë që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)