Sa i kushtoi prindërve kosovarë mbyllja e çerdheve për dy javë?

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 14:48
Sa i kushtoi prindërve kosovarë mbyllja e çerdheve për dy javë?

Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave të reja anti-COVID-19 vendosi të mbyllen për dy javë edhe çerdhet publike dhe private.

Për një vendim të tillë të Qeverisë, institucionet parashkollore ishin informuar nga mediat të dielën, por jo edhe përmes formës zyrtare.

E ky vendim i Qeverisë do ketë goxha kosto të madhe për familjet kosovare.

Kjo pasi çmimi të cilin e paguajnë prindërit kosovarë për ta dërguar një fëmijë në kopësht, varion nga 50 euro në kopshtet publike deri në 150 euro në ato private.

Por sa fëmijë zyrtarisht vijojnë arsimin parashkollor në Kosovë?

Sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovë, gjatë vitit 2020/2021 në Kosovë, mësimin parashkollor në grupmoshat 0 deri në 5 vjeç e ndjekin 4 mijë e 183 fëmijë.

Në një kalkulim të thjesht, duke llogaritur mesataren e çmimit, pra 100 euro për fëmijë, prindërit kosovarë brenda një muaji shpenzojnë 418 mijë e 300 euro.

E duke e ditur se prindërit, pagesën si në institucionet publike e ato private e realizojnë në fillim të muajit, humbja e tyre me vendimin e ri po del të jetë mjaft e madhe.

Gjithmonë sipas kalkulimit duke llogaritur mesataren e çmimit, prindërit kosovarë në total brenda këtyre dy javëve i bie që kanë humbur 209 mijë e 150 euro, apo 50 euro secili prindër.

Kujtojmë se në vendin tonë, institucionet private parashkollore private,  shpesh herë nuk e deklarojnë numrin e saktë të fëmijëve të regjistruar në kopështe, që tregon se numri i humbjeve kalon shifrën e 200 mijë eurove.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka pas vendimit për mbylljen e çerdheve, obligoi institucionet private dhe publike që ti lirojnë nga puna njërin nga prindërit, për tu kujdesur për fëmijët.

Se a po respektohet ky vendim, dy ditë pas vendimit ende nuk është raportuar se ka pasur ndonjë kontroll nga zyrtarët shtetëror.

(Kosova Sot Online)