Mjeku ndan dy binjaket që ishin të ngjtura në koka

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 16:05
 Mjeku ndan dy binjaket që ishin të ngjtura në koka

Një mjek britanik ka realizuar me sukses një operacion shumë të ndërlikuar, duke i ndarë dy binjake izraelite, të cilat ishin të ngjitur në koka.

Dr. Noor Ul Oëase Jeelani, i lindur në Kashmir, vlerësohet si eksperti më i mirë për ndarjen e binjakëve të ngjitur. Ai kaloi gjashtë muaj duke punuar me një ekip izraelit për t’u dalë në ndihmë motrave të vogla.

Operacioni u krye në Qendrën Mjekësore Universitare “Soroka” në qytetin izraelit, Beersheba, dhe pritet që binjaket të kenë jetë normale tani e tutje, shkruan Daily Mail.

Mjeku që e udhëhoqi operacionin deklaroi: “Të gjithë fëmijët janë të njëjtë, pavarësisht ngjyrës apo fesë. Fëmija është fëmijë. Nga këndvështrimi i një mjeku, të gjithë jemi një”.

Ai shtoi se është përgatitur për rreth gjysmë viti për kryerjen e këtij operacioni. “Kemi qenë të përfshirë që nga fillimi, duke folur me ekipin në Izrael dhe duke e planifikuar ndërhyrjen me ta për një periudhë 6-mujore”, tha Jeelani.

Binjaket e lindura në gusht të vitit të kaluar ishin të ngjitura në koka, ndërsa fytyrat i kishin larg njëra-tjetrës, duke lënë të kuptohet se kurrë nuk kanë mundur ta shikojnë njëra-tjetrën.

Neurokirurgu Mickey Gideon tha: “Ky ishte operacion i rrallë dhe i ndërlikuar që është kryer vetëm 20 herë në botë e për herë të parë në Izrael. Për kënaqësinë tonë, gjithçka shkoi ashtu si kishim shpresuar.”

(Kosova Sot Online)