Albin Kurti fillon takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 16:10
Albin Kurti fillon takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel

Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Albin Kurti ka nisur takimin me kancelaren Angela Merkel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një shkrimi në Facebook.

"Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian" shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)